Njerëzit e ndjeshëm janë njerëzit më të ndershëm dhe më të sinqertë që keni takuar ndonjëherë.
Nuk do të mbajnë asnjë sekret të vetes së tyre, nëse ata besojnë në mirësinë tuaj. Njerëzit e ndjeshëm kanë një aftësi të lindur që i dallon nga ata që e rrethojnë. Shpirti i tyre është i pastër dhe kurrë nuk shkon kundër mendimit apo intuitës së tyre.
Megjithatë, në momentin që i tradhtoni, i hidhni poshtë ose i zhvlerësoni, ata bëhen personi më i keq që ju keni takuar ndonjëherë. Për fat të keq, ata përfundojnë duke dëmtuar veten. Të qenit i ndjeshëm nuk do të thotë të jesh i dobët ose i paaftë për të shprehur veten. Ata nuk duan të lëndojnë të tjerët, janë kundër natyrës së tyre, por nëse gabojnë ata mund t’i pranojnë gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje. Jeta e tyre është një valë uljesh dhe ngritjesh.
Ata jetojnë me faj dhe dhimbje të vazhdueshme për situatat që nuk kanë zgjidhje ose që keqkuptohen. Ata janë njerëz të torturuar, pasi nuk janë në gjendje të jetojnë me urrejtje. Ky lloj personi ka nevojë për dashurinë më të madhe që dikush mund t’i japë, sepse shpirti i tij është plagosur vazhdimisht nga të tjerët.
Megjithatë, pavarësisht nga tragjedia e asaj që ata duhet të kalojnë në jetë, ata mbeten njerëzit më të mëshirshëm që ia vlen t’i njohësh dhe ata shpesh bëhen aktivistë për zemrat e thyera, të harruara dhe të keqkuptuara. Ata janë engjëj me krahë të thyer që fluturojnë vetëm kur u dhurohet dashuri.