Nëse ka diçka që e bëjnë të gjithë njerëzit e suksesshëm, është se ata nuk e humbasin asnjëherë kohën e tyre me gjëra të kota, të cilat nuk i shërbejnë për t’i çuar sa më pranë synimeve të tyre. Në këtë grup futen edhe katër aspektet që ne do t’i përmendim pak më poshtë.
Nuk mbajnë inate
Elon Musk ka thënë: “Jeta është tepër e shkurtër për të mbajtur inate”. Edhe pse është e vështirë të harrosh diçka që ka ndikuar negativisht në jetën tënde, sa më shumë kohë t’i kushtosh, aq më shumë energji do të kërkojë ajo nga jeta jote, duke të bërë të mos përqendrohesh shumë tek gjërat më me vlerë për ty.
Nëse merrni shembuj nga Oprah, apo Bill Gates, të cilët janë vërtet të suksesshëm, ata në çdo intervistë që japin, nuk lënë pa përmendur diçka pozitive, në mënyrë që të gjithë ne të nxitemi për të mos pasur hatërmbetje.
Nuk mendojnë për gjëra të vogla
Njerëzit e suksesshëm janë nga ata që nuk kënaqen me pak. Ata mund të kalojnë ditë të tëra duke menduar gjëra të mëdha dhe më vonë ndërtojnë edhe planet e duhura se si mund të arrijnë t’i realizojnë ato çfarë mendojnë.
Njerëzit e suksesshëm nuk janë nga ata që, duke pasur mundësi të arrijnë më tepër, të synojnë për më pak. Ata mundësisht edhe kur diçka të duket e pamundur për t’u arritur, prapë bëjnë gjithçka për ta arritur atë gjë, nëse e duan vërtet fort.
Nuk ankohen dhe nuk ia vënë fajin të tjerëve
Nëse ka diçka që i dallon njerëzit e suksesshëm nga të tjerët, është se ata nuk ia hedhin askujt fajin për një dështim të tyre. Nuk ankohen as nëse nuk e arrijnë diçka. Njerëzit e suksesshëm e dinë se ndonjëherë edhe duhet të dështosh për të mësuar se si të ecësh më vonë në rrugën e duhur. Ata e kanë kuptuar se edhe duke u ankuar, apo duke ia vënë fajin dikujt tjetër, sërish gjërat nuk do të ndryshojnë.
Do të jenë thjesht ata që do të mundojnë veten e tyre dhe do t’i bëjnë të tjerët të ndihen më keq, ndaj nuk e bëjnë këtë gjë.
Nuk qëndrojnë në zonën e tyre të rehatisë
Një nga karakteristikat më të zakonshme të njerëzve jo të suksesshëm, është përtacia. Ata nuk bëjnë asgjë për të dalë nga zona e tyre e rehatisë. U pëlqen statusi që kanë arritur dhe mjaftohen me aq, pa e kuptuar se në jetë duhet kërkuar përherë e më tepër.
Ndërsa njerëzit e suksesshëm e dinë mirë këtë gjë, pasi nëse nuk dilet nga kjo zonë komforti dhe nuk përpiqemi të bëjmë herë pas here gjëra të reja, është e kotë të shpresojmë se mund të arrijmë më larg nga ku kemi arritur.