Njëri nga të arrestuarit, ish-ushtar i UÇK-së, ditë më parë u ftua nga Gjykata Specialja

Prishtinë | 20 Maj 2019 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë edhe të dyshuarin e katërt Rrahim Hashimin, i cili ishte në arrati që nga mëngjesi i sotëm kur edhe u zhvillua aksioni i madh policor në lagjen “Marigona” në Prishtinë, raporton EkonomiaOnline.

Ky po dyshohet se i ka dhënë para me fajde Ismet Osmanit.

Hashimi ka qenë ish-ushtar i UÇK-së në Brigadën “Agim Ramadani” dhe se ditë më parë u ftua si dëshmitar nga Gjykata Speciale.

Rrahim Hashimi ishte pjesëtar i njësitit “Delta” në Brigadën 138 “Agim Ramadani”.

Policia e Kosovës arrestoi edhe Ismet Osmani (Currin), Ilir Bojkun dhe Mentor Maqanin.

Drejtoria për Krime Ekonomike realizoi këtë aksion pasi të njëjtit po hetohen për 2.5 milionë euro.

Të ngjashme