Thoma Parr, një fermer i vjetër anglez e ka pirë këtë pije dhe ka jetuar për 152 vite rresht. Bëhet fjalë për hirrën, të cilën ai e përdorte vazhdimisht.
Ajo përmban më pak se 1 përqind proteina dhe rreth 93 për qind ujë. Mund të përdoret si pjesë e regjimit të ngrënies së fëmijëve të porsalindur në vend të qumështit të gjirit, për shkak të ngjashmërisë që ka me të.
Elementët kryesorë përbërës janë: kaliumi, natriumi, magnezi, fosfori, hekuri, zinku, bakri, kobalti, mangani, vitamina, aminoacide dhe përbërës të tjerë të rëndësishëm. Është një pije e përshtatshme veçanërisht për humbjen e peshës, sepse 100 gram hirrë përmban vetëm 26 kalori.
Pija për sëmundjen e mëlçisë
Çelësi për një shëndet të mirë është një mëlçi e pastër. Hirra është shumë e efektshme në përmirsimin e shëndetit të mëlçisë. Duhet ta konsumoni shpesh nëse dëshironi të shmangni shqetësime të këtij organi. Hirra përmban shumë alpha-lactalbumin, një komponent shumë i rëndësishëm që përmirëson humorin. Cisteina që gjentet te hirra është një antioksidant i cili përdoret për mbrojtjen e trupit nga infeksionet dhe toksinat.
Për humbjen e peshës
Hirra duhet të jetë pjesë e darkës tuaj. Ndryshe nga pijet e pasigurta me kafeinë, ajo është e pasur me elektrolite dhe njëkohësisht hidraton trupin. Ajo ka aftësinë të ulë presionin e gjakut dhe të shkrijë yndyrën e akumuluar në trup.
Përmirëson tretjen
Acidi laktik që gjendet në hirrë mund të zvogëlojë numrin e parazitëve dhe mikrobeve në sistemin e tretjes. Ph i saj i ulët e forcon punën e tyre. Përdorni 150 ml hirrë në ditë fillimisht dhe më pas rriteni sasinë deri në 1 litër në ditë. Mund ta përdorni edhe duke shtuar një lugë gjelle hirrë në një gotë me ujë. Pijeni këtë para çdo vakti.