Diplomati Italian, Francesco Talo, që ka këshilluar kryeministren italiane, Giorgia Meloni dhe që në disa takime të ndryshme ka qenë bashkë me këshilltarët e Scholz dhe Macron sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ka njoftuar pensionimin e tij.
Ai në një postim në profilin e tij në “X”, ka thënë se dje ka qenë dita e tij e fundit në 40 vjet shërbim publik.
Talo ka treguar për një takim të mbajtur të mërkurën me vendet aleate të NATO-s, ku ka nënvizuar vlerat dhe nevojat e partneritetit me vendet afrikane.
Ai ka treguar për pritjen e ngrohtë nga kolegët në një ditë të veçantë si kjo.
“Është mirë të kesh shoqëri”, ka shkruar Talo.