Një numër i madh i yjeve filmike e akuzojnë producentin e famshëm të Holivudit Weinstein për abuzim seksual.
Ish kandidatja e demokratëve për presidente të SHBA Hillary Clinton ka deklaruar se “është e shokuar dhe habitur” për shkak të sjelljes së njërit prej producentëve më të fuqishëm të filimit Harvey Weinstein, derisa ish presidenti Barack Obama ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij Michelle janë të “tmerruar”.
Weinstein, i cili me familjen e vet morri pjesë në financimin e fushatës parazgjedhore të Hillary Clinton në vitin 2016, po ballafaqohet me një numër të madh të akuzave për shqetësim dhe abuzim seksual, transmeton AP.
Raporti i “New York Times” mbi Weinstein, i cili u publikua javën e kaluar, i detyroi demokratët që një sasi shumë të madhe të parave, të cilën e kanë marrë prej tij, ta japin për qëllime humanitare.
Clinton përmes Twitter’it ka deklaruar të martën se ishte “e shokuar dhe e habitur”.
“Sjellja e tillë siç kanë përshkruar gratë të cilat kanë folur për këtë, nuk mund të tolerohet. Guximi i tyre dhe përkrahja e tjerëve janë ndihmë kyçe që sjelljet e tilla të ndërpriten”, ka theksuar ajo, transmeton gazetametro.net.
Obama, bashkë me bashkëshorten e vet, gjithashtu ka publikuar kumtesë.
“Çdo njeri i cili i poshtëron dhe i degradon gratë në atë mënyrë duhet të gjykohet, pa marrë parasysh në pasurinë apo statusin e tij. Duhet të admirojmë guximin e grave të cilat kanë vendosur t’i tregojnë këto tregime të dhimbshme. Dhe të gjithë duhet të ndërtojmë një kulturë, duke përfshirë fuqizimin e vajzave tona dhe mësimin e djemve tanë për sjellje të mirë dhe respekt, ashtu që në të ardhmen të kemi më pak sjellje të tilla”, pretendohet në kumtesën e Obama’s.
Aktoret Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie kanë thënë për “Times”, i cili u publikua të martën se Weinstein i kishte shqetësuar seksualisht.
Siç ka publikuar “Newyorker”, tri gra e kanë akuzuar producentin holivudian për dhunim, e në mes tyre edhe aktorja italiane Asia Argeto dhe një grua e cila premtonte shumë si aktore në kolegj kur i kishte rënë në sy Weinstein’it.
Në deklaratën për gazetën amerikane, zëdhënësi i producentit i ka hedhur poshtë në mënyrë të ashpër këto pretendime.
Përveç Paltrow dhe Jolie, për shqetësim e kanë akuzuar edhe Ambra Battilana Gutierrez, Lucia Evans, Rosanna Arquette, Mira Sorvino dhe Louisette Geiss.
Weinstein, të dielën, tri ditë pasi janë publikuar tregimet në “New York Times”, është larguar nga puna.
Ai, siç pretendohet, është përgjigjur në këtë raport me një deklaratë të gjatë e të pakuptueshëm, në të cilën ka lutur për një shans të dytë dhe ka kërkuar falje për shkak të dhembjes të cilën e ka shkaktuar.