Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Departamenti i Krimeve të Rënda po zhvillon një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, më konkretisht në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, raporton Ekonomia Online.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar aksionin.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës është duke e realizuar një operacion policor në disa lokacione, në rajone të ndryshme”.
“Informacione shtesë mund të jepen pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Krimet Ekonomike në bashkëpunim me Prokurorinë Rajonale të Prishtinës janë duke zhvilluar aksionin.
Njësitet e Policisë Speciale gjatë aksionit kanë sekuestruar edhe disa dosje.