Njësia Speciale e Kosovës ka filluar të tërhiqet edhe nga vendkalimi kufitar me Serbinë, Bërnjak.
Nga Bërnjaku ka filluar edhe largimi i protestuesve serbë e po ashtu ata kanë larguar edhe barrikadat që kishin vendosur para dy javësh, transmeton Telegrafi.
Situata është e qetë, kurse tashmë KFOR-i e ka marrë situatën në kontroll.
Serbët kanë pasur kohë deri në ora 16:00 që të largojnë barrikadat.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për reciprocitet para dy ditësh.
Marrëveshja parasheh që serbët të largojnë bllokadat nga rrugët, e që në vendkalimet kufitare të vendosen ushtarët e KFOR-it, po ashtu nga marrëveshje është paraparë që të largohet edhe Njësia Speciale.