Njësia Speciale e Kosovës është kthyer prapa në vendkalimin kufitar Jarinjë, për shkak se serbët kanë ende një kamionë në këtë pikë kufitare.
Njësia Speciale e Kosovës do të largohet pasi të largohen të gjitha barrikadat.
Serbët kanë larguar shumicën e barrikadave, kurse deri në ora 16:00 kanë kohë të lirojnë plotësisht rrugët.
Pas largimit të barrikadave, situatën nën kontroll do ta marrë KFOR-i.