Pas raportimit për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Zubin Potok, forcat e Njësisë Speciale janë vendosur në pikën kufitare në Bërnjak.
Kjo për shkak të ruajtjes së rendit dhe sigurisë në atë pjesë.
RTV Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku është stacionuar Njësia Speciale Operative e Policisë së Kosovës.
Po ashtu, RTV Dukagjini pak më parë ka publikuar edhe pamje nga vendi ku ishte sulmuar vetura e policisë.
Siç raportohet, rruga drejt vendit të sulmit ishte e bllokuar. Kjo për arsye se NJSO, KFOR-i dhe hetuesit ishin duke i hetuar rrethanat e sulmit.