Njëzet imamë të propozuar nga Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) e të vlerësuar nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) do t’iu ligjërojnë në burgje të dënuarve për veprën penale të terrorizimit, raporton Ekonomia Online.
Kjo bazua në marrëveshjen e mirëkuptimit që ka nënshkruar Ministri i Drejtësisë (MD), Abelard Tahiri dhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava.
Tahiri, tha se qëllim i këtyre ligjëratave do të jetë deradikalizimi i personave që kanë tendencë të shkojnë drejt radikalizmit.
“Një prej është edhe deradikalizimi dhe integrimi i personave me bindje radikale. Si ministër i Drejtësisë jam i përkushtuar që të kryejmë detyrat adekuate. Ofrimin e sigurisë për zyrtarët fetar gjatë vizitës në shërbimet korrektuese. Ky është një moment i rëndësishëm që presim një bashkëpunim të ngushtë”.
“Askush në Kosovë nuk mund t’i shpëtoj ligjit në moment kur bie ndesh. Ne jemi të përkushtuar që të respektojmë të drejtat e tyre. Tashmë kemi një propozim nga BIK besojmë që ofron një integritet moral dhe ndihmon në radikalizmin”.
“Duhet të marrim një verifikimin nga AKI. Ky do të jetë proces i vlerësimet kem ndërtuar institucione të cilat do të merren edhe pas përfundimit”.
“Ka pas literatura pa autorë dhe çdo literaturë që do te jetë në qendrat Korrektuese do të jetë e autorizuar nga BIK”.
I bindur se imamët e përzgjedhur do të ndihmojnë në deradikalizimin e të burgosurve është edhe kreu i BIK-ut, Naim Tërnava.
Ai tha se radikalizmi dhe ekstremizmi nuk kanë asnjë lidhje me fenë islame, raporton EO.
“BIK do të jap edhe më kontributin e vet në luftimin e çdo gjëje që shkon në dëm të Kosovës, do të jemi të përkushtuar që të luftojmë ekstremizmin”.
“Do të jenë 20 imamë besoj që janë imam që neve na ka marrë mendja që kanë përgatitjen tyre dhe kanë dhenë kontributin. Do të kalojnë një verifikim dhe pas asaj do të na jep drita e gjelbër për fillimin e punës”.
“Feja jonë islame nuk ka asgjë të bëjë me terrorizmin e radikalizmin. BIK ka qenë zëri i arsyes gjithherë ku ka ndrit zërin e saj dhe ka bërë të ditur që islami është larg këtyre dukurive”.
“Nuk ka shumë imam të akuzuar kanë qenë krejtësisht të akuzuar 5 imamë dhe janë liruar të pafajshëm është vetëm një imam që vuan dënimin po i themi imam që nuk ka qenë i angazhuar nga BIK, por ka vepruar në nga xhamia e Gjilanit”.
Rreth 150 persona të kthyer nga zonat e luftës në Siri e Irak, po vuajnë dënimet në burgjet e Kosovës.
http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/siguri/aki-ja-do-te-verifikoje-imamet-qe-do-te-ligjerojne-ne-burgje/