Njëzet vjet më parë, princesha e Uellsit, Diana, humbi jetën në një aksident trafiku në Paris.
Ajo ishte vetëm 36-vjeçe. Diana është futur në jetën publike në moshën 19-vjeçare, kur u fejua me princin Charles. Më 1981, ata u martuan në një ceremoni madhështore.
Popullariteti i saj është rritur nga udhëtimet në gjithë botën. Sensi i saj për modën e bëri ikonë globale, ndërsa qasja joformale e bëri edhe më të dashur për publikun.
Në vitin 1996, Diana konfirmoi se është pajtuar me kërkesën e princit Charles për divorc. Më 31 gusht të vitit 1997, përderisa ndiqej nga fotografët në Paris, shoferi i saj ka vozitur me shpejtësi vdekjeprurëse në qytet.
Diana ka lënë prapa dy djemtë e saj, princat William dhe Harry.