Ish-banorja e “Big Brother VIP 2”, Jori Delli disa muaj më parë ka zbuluar se është në një lidhje me reperin italian Fred De Palma.
Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët kuriozë për të ditur më shumë rreth jetës së saj personale e kanë pyetur modelen se si është njohur me reperin.
“Si je njohur me Fredin”- e pyeti fansja.
“Njihemi prej shumë vitesh (ndoshta 6/7), por më dukej antipatik dhe nuk më pëlqente. Nuk dua të tregoj si jemi njohur për të mos bërë një figurë të keqe”, tregoi Jori.
Modelja është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat e saj momente romantike me të dashurin e saj me të cilin prej kohësh ka nisur të bashkëjetojë.