Njihuni me gruan që është veshur vetëm me ngjyrë rozë për 30 vjet

Prishtinë | 30 Gus 2017 | 15:50 | Nga

Në një shtëpi të bukur, të vogël në qytetin e LA, jeton Kitten Kay Sera. Sukseset e saj në vitin 1990 si këngëtare dhe interpretuese ishin vetëm çështje kohe, pasi stili i saj i veshjes dhe të jetuarit tërhoqi vëmendje më të madhe: gjithçka në ngjyrën rozë.

Në ditëlindjen e sa të 20, Kitten Kay Sera u vesh nga koka tek këmbët me ngjyrë rozë, dhe që nga ajo kohë ajo vendosi që ta shihte “botën” përreth saj vetëm rozë.

Flokët, rrobat, aksesorët, shtëpia madje edhe qeni, janë të gjitha në ngjyrë rozë, dhe kjo ka vazhduar për më shumë se 30 vite. Ajo shprehet se e ka pasur të vështirë që të gjejë një partner që do e pranonte kështu siç ajo është.

“Po dilja me një djalë dhe isha shumë kurioze të shihja reagimin e tij kur të vinte në shtëpi. Ai vjen dhe thotë: Unë nuk mund të dallojë ngjyrat? Më duken të gjitha njësoj këtu”. Nuk besoj se është e nevojshme që unë t’ju them se kjo ishte hera e fundit që dolëm bashkë”, shprehet Kitten Kay Sera.

E cilësuar si “Lady Pink Hollywood”, Kitten Kay Sera na tregon të jetuarit në këtë formë e bën atë shumë të lumur, madje na inkurajon që gjithsecili nga ne të gjejmë mënyrat unike nga mund të marrim lumturi.

“Unë thjesht e dua. Më bën të ndihem e lumtur, dhe gjithmonë mendoj pse të mos rrethohemi nga gjëra që na bëjnë të lumtur. Një jetë kemi, kështu që bëj çfarë ti do dhe shprehe veten tënde në mënyrën që ti do”, shprehet ajo.

https://www.instagram.com/p/BXUhZJxFCcV/?taken-by=kittenkaysera

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme