Kompani Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova”, ka njoftuar se të gjithë konsumatorët të cilët i kryejnë pagesat përmes transaksioneve të bankës (E-banking), në përshkrimin që iu kërkohet tek transaksioni përveç emrit dhe mbiemrit, i rëndësishëm është kodi apo numri referent i konsumatorit, i cili është i shënuar në çdo faturë.
“Për konsumatorët fizik numri referent është gjashtë shifror A XXXXXX, kurse për konsumatorët juridik numri referent është katër shifror B xxxx. Për çdo konsumatorë numri referent është i veçantë i cili është kodi që identifikon konsumatorin në databazën tonë. Disa pagesa janë të panjohura për ne në mungesë të të dhënave adekuate, andaj kërkojmë nga konsumatorët të identifikojnë numrin e saktë të kodit të tyre si referencë për pagesa të shërbimeve të ujit”, thuhet në komunikatë.
KRU “Gjakova” edhe një herë ka falënderuar konsumatorët e saj për bashkëpunimin e treguar në vazhdimësi.