Nga nesër, restorantet dhe kafenetë mund të punojnë një orë më gjatë – deri në mesnatë, dhe muzika e drejtpërdrejtë në tarracat dhe kopshtet e restoranteve lejohet deri në ora 23:00.
Masat e reja lejojnë gjithashtu punën e parqeve, tha Borko Bajiq, Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Shëndetësisë, në një konferencë për shtyp.
Nga nesër, tubimet e hapura private dhe publike do të lejohen në Malin e Zi, me praninë e deri në 50 personave dhe në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP).
Nga nesër, prania e audiencës në ngjarjet sportive do të lejohet, ku kapaciteti do të jetë dhjetë për qind të ulëseve dhe me kusht që të ketë të paktën një vend të lirë midis spektatorëve.