Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me në kilometrin e dytë brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Policia njofton qytetarët dhe bashkatdhetarët tani se pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë.