Pensionistët po thonë se vendimi i Gjykatës Kushtuese për njohjen përvojës së punës të larguarve me dhunë në vitet e 90’ nuk është i specifikuar qartë.
Nijazi Gashi, kryetarë i Shoqatës së Pensionistëve, i tha Ekonomia Online se atyre po u bëhet padrejtësi me kriterin i cili parasheh që t’i kenë 15 vjet përvojë pune para luftës në mënyrë që t’u njihet përvoja.
Madje vendimin e Kushtetueses ai po thotë se duhen më shumë qartësime. Madje sipas tij i mbetet Kuvendit të Kosovës që marrë vendim për aprovimin e këtij vendimi.
Ai thotë se nuk kanë ndonjë listë se sa persona do të mund të përfitonin nga ky vendim.
“As statistikë nuk kemi mundur me nxjerrë ne ende për arsyeje se edhe të dhënat që janë në platformat e Ministrisë dhe Mirëqenies Sociale nuk janë reale sepse shumë njerëz kanë ndërruar jetë, nuk janë më”.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i specifikuar dhe kjo do të duhet të ndodhë në Kuvend dhe është pikëpyetje se a do të aprovohet apo nuk do të aprovohet dhe si do të aprovohet prej kur do të duhet të kompensohen ata njerëz të cilët janë të dëmtuar në bazë të ligjit që e kanë vlerësuar Gjykata Kushtetuese”, ka thënë Gashi.
Gjykata Kushtetuese pas shqyrtimit të kërkesës së Gjykatë Supreme, ka marrë vendim me të cilin ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet 90’.