Njohja e Kosovës nga Kenia, ish-kryenegociatori serb komenton vallëzimin e bashkëshortes së Vuçiqit në shtetin afrikan: Diplomaci absurde

Mesto: BEOGRAD Datum: 28.06.2020 Dogadjaj: KVAKA 23 - izjava FoNetu zamenika predsednika Stranke slobode i pravde Borka Stefanovica, u okviru serijala Kvaka 23 Novinske agencije FoNet Licnosti: Borko Stefanovic
Prishtinë | 27 Mar 2025 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Borko Stefanoviq, nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë në Serbi tha se njohja e Kosovës nga Kenia erdhi pesë muaj pasi Tamara Vuçiq, bashkëshortja e presidentit serb, Aleksnadar Vuçiq i falënderonte udhëheqësit e vendit afrikan për “mbështetjen e interesave shtetërore të Serbisë, veçanërish në lidhje me Kosovën”.

Stefanoviq tha se ajo, duke kënduar e kërcyer me drejtues kenianë në Nairobi me këngën “Hakuna Matata” (që suahilisht do të thotë “Nuk ka problem”), në fakt ka treguar se problemi ekziston, pasi shteti i rëndësishëm afriakan e njohu zyrtarisht Kosovën.

“Kjo është pasqyra e vërtetë e kujdesit të rremë për interesat shtetërore dhe luftës për Kosovën nga regjimi i Aleksandar Vuçiqit. Askush nuk e di me çfarë statusi dhe me çfarë autorizimesh ka udhëtuar zonja Vuçiq në Kenia, pasi titulli ‘zonja e parë’, siç e quajnë mediat e regjimit, nuk ekziston as në ligj e as në Kushtetutë. Askush nuk e di nëse ajo i raporton dikujt dhe nga cilat fonde u premton ndihmë financiare Kenias”, ka thënë Stefanoviq, siç shkruan gazeta serbe Danas.

Ish-kryenegociatori serb për dialog me Kosovën akuzoi Vuçiqin për këtë rezultat që tha se e solli “diplomacia absurde dhe e papërgjegjshme e tij”.

“Është plotësisht e qartë se Tamara Vuçiq po harxhon padrejtësisht paratë e qytetarëve për udhëtimet e saj, të cilat paraqiten si vizita shtetërore, ndërsa qytetarët e Serbisë mund vetëm të shpresojnë se nuk do të ketë lajme të tjera të këqija”, tha ai.

Stefanoviq e quajti “skandal” udhëtimin e qëndrimin e bashkëshortes së Vuçiqit në Kenia.

Të ngjashme