Njohja e Kosovës nga Kenia, Selimi: Lajm fantastik, arritje e rëndësishme falë Pacollit

Prishtinë | 26 Mar 2025 | 15:31 | Nga Ekonomia Online

Ish-ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, ka reaguar pas njohës së Kosovës si shtet i pavarur nga ana e Kenia-s, duke e cilësuar këtë lajm si ‘‘lajm fantastik’’.

Ai ka thënë edhe se kjo është arritje e rëndësishme fal ish-presidentit Pacolli.

‘‘Lajm fantastik. Kenia sapo e ka njohur Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran. Nota formale verbale u dorëzua nga Presidenti Williams Ruto te ish-presidenti i mëparshëm i Kosovës Behgjet Pacolli. Një arritje e rëndësishme, falë Presidentit Pacolli’’, ka shkruar ai.

Të ngjashme