Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo dhe liderët legjislativë kanë njoftuar se kanë arritur një marrëveshje mbi buxhetin e shtetit 2020, një dispozitë e të cilit përfshin ndalimin e qeseve plastike, duke u bërë kështu shteti i tretë që miraton një legjislacion të tillë.
Kjo dispozitë do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike për shkak se ato deponohen në dete dhe oqeane, njofton Klan Kosova.
New York Times thotë se ndalimi hyn në fuqi në mars të vitit 2020 dhe do të ndalojë dyqanet që të japin qese. Mirëpo do të ketë përjashtime si mbështjellset për gazeta, mishin dhe të tjera.
Qytetarëve do t’u lejohet që të blejnë qese letre me një çmim prej 5 centësh dhe të ardhurat do të shkonë në një fond për subvencione në qëse të riciklueshme për konsumatorët me të ardhura më të vogla.
Kalifornia ishte shteti i parë që e bëri këtë ndalim në vitin 2014 me qëllim të reduktimit të deponive në oqeane. Pas një viti, këtë praktikë ndoqi edhe Hawaii.