Mbrëmjen e së shtunës një pjesë e Manhatanit në Nju Jork, ka mbetur për disa orë pa energji elektrike, raporton BBC,
Shumë njerëz mbetën në ashensorë dhe metro, ndërsa për disa orë kryqëzimet e mëdha të qytetit mbetën pa semaforë, duke krijuar një kaos të madh.
Ndërprerja e energjisë elektrike zgjati për rreth pesë orë, transmeton Klan Kosova.
E njëjta situatë kishte ndodhur në të njëjtën datë rreth 42 vjet më parë kur Nju Jorku, mbeti tërësisht në terr për disa orë.