NLB Banka ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë ROYAL sh.p.k për financimin e blerjes së shtëpive përmes kredisë hipotekare në lagjen më të re e cila është në proces të ndërtimit, Royal Green Residence.
Për të qenë sa më afër klientëve tanë dhe për të ofruar mundësi të qëndrueshme dhe afatgjate investimi, NLB Banka ka vendosur që të përkrahë këtë projekt duke mundësuar kredi për blerje të shtëpive me normë fikse dhe preferenciale të interesit dhe afat kthimi deri në 20 vite.
Lagja Royal Green Residence gjendet afër parkut nacional të Zllatarit në lartësinë mbidetare deri në 800 metra rrethuar me gjelbërim malor. Kjo lagje paraqet pjesën më relaksuese dhe më ajrin më të pastër në vend.
Lagjja është një lagje e mbyllur me sigurim privat 24 orë, me qasje vetëm nga banorët dhe të ftuarit e tyre. Lagja përmban Qendrën e mjekësisë familjare QMF, market, lokale, restorant, fitnes, kopsht, fusha sportive rekreative dhe lodra me kualitet të lartë. Përveç parkingut të shtëpive, në lagje do të ketë edhe parking të jashtëm në rrugët e brendshme të lagjes dhe infrastrukturë moderne në rrugë të asfaltuar. Lagja Royal Green Residence përmban pesë tipe të shtëpive me madhësi të ndryshme, duke ju ofruar kështu klientëve zgjidhje në bazë të nevojave.
NLB Banka do të mbetet e përkushtuar në përmirësimin e mirëqenies së klientëve të saj duke ofruar shërbime bankare të favorshme me fokus të veçantë në nevojat dhe kërkesat e klientit.
Për më shumë informata rreth ofertës ju lutem telefoni në Qendrën Kontaktuese në 038 240 230 100 ose email: [email protected].
Për më shumë informata rreth lagjes Royal Green Residence kontaktoni në 049 940 049 ose në [email protected].