Joakim Noah ka bërë lëvizjen e radhës në karrierën e tij.
Qendra me shumë përvojë, Joakim Noah, i është bashkuar skuadrës së Los Angeles Clippers.
Francezi ka nënshkruar një kontratë, detajet e së cilës nuk janë publikuar akoma, transmeton lajminet.
Dy herë i selektuari në ‘All Star Game’ do t’i ndihmojë skuadrës favorite për titullin e kampionit, duke shtuar përvojën në trapez.
Noah ishte lojtar i lirë dhe Clippers nuk duhej të paguanin asgjë për kartonin e tij.
Mbetet të shihet nëse qendra franceze do të ketë sukses me skuadrën që udhëhiqet në parket nga emra si Kawhi Leonard e Paul George.