Noah Lyles është njeriu më i shpejtë në planet

Prishtinë | 04 Gus 2024 | 22:44 | Nga Ekonomia Online

Amerikani Noah Lyles ka fituar medaljen e artë në garën 100 metra në atletikë.

Fillimisht u mendua se Kishane Thompson i Xhamajkës është fitues i garës më të shpejtë në glob, por pas fotofinishit juria konfirmoi se Lyles e kishte kaluar atë me kohën 9.784 sekonda, vetëm 5 të mijtat e sekondit diferencë. Thompson regjistroi 9.789 sekonda.

Medaljen e bronztë e fitojë Kerley, një tjetër amerikan, i cili në cak arriti për kohën 9.81.

Me të marrë vesh rezultatin, Lyles u hodh nga gëzimi dhe stadiumi shpërtheu në brohorima për amerikanin, i cili ishte pretendenti kryesor i garës më të ndjekur të atletikës.

Me medaljen e Lyles, Amerika rrëmben përkohësisht edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme të medaljeve nga Kina, ku të dyja kanë 19 të arta, por SHBA-të kanë më shumë medalje në total.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme