Noar Krasniqi, një djalë 3-vjeçar nga Prishtina po lufton me leukeminë akute limfocitare.
Mjekët kanë propozuar që Noar të transferohet jashtë vendit për t’u trajtuar. Diagnoza për Noarin ishte shumë tronditëse për familjen e tij, sepse çmimi i trajtimit është 200.000 € – 300.000 € dhe familja nuk mund ta përballojë këtë kosto.
Familja e Noarit të vogël po përpiqen t’i mbledhin paratë e nevojshme për trajtimin e tij. Ata i falenderojnë të gjithë ata që kanë telefonuar, dërguar mesazhe e që janë lutur për shëndetin e Noarit.
Ju mund të ndihmoni përmes GoFoundMe, duke klikuar KËTU