Nobeli i këtij viti në Fizikë shpërblen eksperimentet me dritën

Prishtinë | 03 Tet 2023 | 13:35 | Nga Ekonomia Online

Çmimi Nobel i këtij viti në Fizikë shpërblen eksperimentet me dritën që kapin “momentet më të shkurtra” dhe hapin një dritare në botën e elektroneve.

Çmimi shkon për Pierre Agostini, Ferenc Krausz dhe Anne L’Huillier.

Tre laureatët e  Nobelit kanë “demonstruar një mënyrë për të krijuar pulsime jashtëzakonisht të shkurtra drite që mund të përdoren për të matur proceset e shpejta në të cilat elektronet lëvizin ose ndryshojnë energjinë”, tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave teksa shpalli çmimin të mërkurën.

Të ngjashme