Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy është vetëdorëzuar në Polici dhe pritet që të ndalohet për 48 orë.
Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.
“Është vetëdorëzuar, do të intervistohet nga hetuesit policorë dhe do të ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi.
Ndryshe, me kërkesë të Policisë së Kosovës, në korrik të këtij viti, Noizy ishte arrestuar në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me rrahjen që kishte ndodhur më 1 gusht në një diskotekë në Pejë.
Bashkë me Noizyn është arrestuar edhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari, i cili po ashtu ishte në kërkim.
Më pas, Gjykata e Tiranës kishte vendosur për masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimi drejt Kosovës të Rigels Rajkut dhe Bahtjar Bajraktarit, i njohur si DJ Crax.
Më 17 gusht 2024, Noizy ishte liruar me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.
Edhe Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” i cili ishte në kërkim për rastin e njëjtë, është dorëzuar në stacionin policor në Pejë më 1 nëntor 2024, ku u intervistua si i dyshuar.