Mjekja pediatre nga Durrësi Vera Koço dhe disa familjarë të saj kanë pësuar një aksident ditën e sotme në autoistradën Tiranë-Durrës në orët e para të mëngjesit.
Fatmirësisht të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën ndonëse mjekja ka pësuar disa fraktura në këmbë.
Ajo ka bërë të ditur për “Balkanëeb” se personi që i ka ardhur në ndihmë ka qenë reperi i njohur Noizy.
Koço është shprehur se Noizy është përpjekur ti vijë në ndihmë me çfarë mundej.
Ai ka qenë duke udhëtuar në këtë zonë dhe ka ndaluar në rrugë për të lënduar të aksidentuarit.
Policia e qarkullimit rrugor bëri me dije se mjeti që drejtohej nga kunati i mjekes është përplasur me një kamion.
Vetura me të cilën udhëtonte mjekja i ka rënë nga pas kamionit e për pasojë mjekja ka thyer këmbën, ndërsa kunati dhe motra e saj nuk kanë pësuar lëndime serioze.
Kjo nuk është hera e parë që dëgjojmë lajme të tilla pasi ditë më parë një tjetër reper, Stresi është kthyer në “hero” pasi shpëtoji jetën e një foshnjeje nga zjarri q ëkishte rënë në banesë.