Noizy plotësoi një dëshirë të Luizit në këngën me Elvana Gjatën?

Prishtinë | 29 Pri 2023 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Në këngën “My All”, një bashkëpunim i sukseshshëm, midis Noizy-t dhe Elvana Gjatës, dëgjohet zëri i Luizit në minutën 2:20.

Kjo është dalluar menjëherë nga ndjekësit dhe duket se është konfirmuar në mënyrë indirekte nga vëtë reperi, i cili ka shpëndarë në story videon e Luizit, duke bashkëngjitur edhe linku-n e këngës.

Teksa ndodhej në shtëpinë e BBVA duke dëgjuar këngën e re të Noizyt me Yll Limanin nga albumi “Alpha”, Luizi tha:

“Me shumë gjasa Noizy do thotë se “E dua fort Luizin”. E para, unë nuk jam përzier kurrë në konfliktet që kishin këta me grupet e tjera. Po të bëj një këngë me Noizyn unë, çfarë mendoni ju? O Gels, ta bëjmë një këngë zemra? Ta hënksha zemrën! Dhe do bëhet klipi në makinë cabrio. Vetëm duke ecur!…. Kur të them unë ‘Noizyy’, ti do thuash ‘çapaçule’…”-tha Luizi.

Noizy e ka treguar shpeshherë mbështetjen e tij për Luizin.

Reperi ka publikuar një video të tij duke kërcyer me këngën “JM2” dhe shkruan krah saj: “O çapaçul, ta dish ti sa viral je bërë me këtë këngë (Jena Mbretër 2)! Fitore!”

Të ngjashme