Noizy publikon listën e parë të artistëve që do të përformojnë në koncertin e tij, i ftuar edhe Buta

Prishtinë | 14 Qer 2022 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Reperi, Rigels Rajku i njohur me nofkën “Noizy” ka qenë në krye të mediave rozë përgjatë këtyre ditëve të fundit lidhur me sherrin që pati të hënën e kaluar me reperin, Klevion Ahmeti i njohur si “Cllevio Serbiano”.

Ndërsa, kohë më parë ai kishte paralajmëruar se me datën 14 gusht do të mbaj një koncert madhështor në stadiumin e Tiranës, “Air Albania”.

Lidhur me këtë koncert, ai ka filluar të tregoj emrat e të ftuarve special që do të përformojnë së bashku më Noizy’n dhe grupin e tij “OTR”.

I pari që u njoftua nga Noizy ishte, reperi Betim Januzi i njohur si “Buta”, ku ky i fundit para disa javësh ishte mjaft i përfolur lidhur me vrasjen e Gazmend Hysenit në qytetin e Ferizajt, ku i dyshuar për këtë vrasje është vëllai i reperit, Qendrimi i njohur ndryshe si “Reefa”.

Ndryshe, Buta ka qenë i ftuar që të përformoj në qytetin e Tetovës, por që më pas nuk mori pjesë.

Në listën që do të përformojnë do të jenë edhe: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana.

Kësaj liste pritet të iu shtohen edhe disa emra tjerë të njohur./Express

Të ngjashme