Nokauti i frikshëm i boksierit ganez

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Boksieri nga Gana, Richard Commey është kthyer me një nokaut të frikshëm në ring. Ai këtë fundjavë në Las Vegas e nokautoi Jackson Marinezin, me një goditje shumë të fuqishme.

33-vjeçari Commey, që jeton në SHBA, ka bilanc prej 30 fitore e tri humbje. 27 prej fitoreve i ka arritur me nokaut, ndërsa ky i fundit është vërtetë i veçantë.

Marinez, që është nga Republika Dominikane, pësoi vetëm humbjen e dytë. Ka edhe 19 fitore.

Meçi ishte i vlefshëm për kategorinë e lehtë. Commey ka mbajtur titullin e botës në versionin IBF, por e humbi nga Teofimo Lopez më 14 dhjetor të vitit 2019. Prej atëherë nuk ka boksuar.

https://www.facebook.com/watch/?v=741506283236723&t=0


Të ngjashme