Sevila dhe Mançester Siti kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Nolitos.
Duke u bazuar tek marrëveshja, e cila mund të bëhët zyrtare ditën e nesërme (e diele), andaluzianët do të paguajnë një shumë prej 9 milionë euro, ku në orët e ardhshme do të firmosë një kontratë në të cilën spanjolli do të përfitojë një pagë prej 10 milionë euro për tre vjet.
Kështu ekipi spanjoll e ka gjetur me shpejtësi zëvëndësuesin e Vitolos, i cili u transferua te Atletiko e Madridit dhe i solli një përfitim prej 38 milion eurosh klubit anduluzian.
Por e ardhmja e Nolitos ishte e vendosur për t’u larguar nga Siti, pasi ai nuk kishte udhëtuar drejt Amerikës,ku anglezët do të zhvillojnë përgatitjet parasezonale.