Nora Gjakova ka kaluar në rrethin e tretë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
Nora e kaloi rrethin e parë pa luftë, derisa në atë të dytë pati punë me spanjollen, Carla Ubasart Mascaro.
Gjakova tregoi forcën e saj duke fituar me ippon.
Në rrethin e tretë, Nora do të ketë punë me xhudisten ruse, Daria Mazhetskaia.
Pas pak në Lisbonë do të nisë aventurën edhe Distria Krasniqi, derisa Flaka Loxha u eliminua që në rundin e parë.