Kampionia Olimpike Nora Gjakova ka thënë se është i pabesueshëm suksesi i arritur në Tokio.
Ajo në një intervistë për Klan Kosova është shprehur se këtë fitore ia dedikon të gjithë shqiptarëve.
“Këtë sukses ia dedikoj trajnerit tim Driton Kuka i cili ka punuar me mua për 20 vjet, familjes sime, klubit Ippon dhe të gjithë shqiptarëve”, ka thënë ajo.
Gjakova ka thënë se duelet e sotme kanë qenë shumë të vështira, pavarësisht se i ka njohur kundërshtaret.
“Në këtë nivel luftërat ndryshojnë. Ka qenë garë e vështirë. Në gjysmë finale ka qenë qëllimi që ta zgjas luftën dhe jam e lumtur që arrita të tregohem e durueshme”.