Xhudistja Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Gjakova në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë e ka mposhtur kundërshtaren nga Sllovenia, Kaja Kajzer. Në finale, Gjakova do ta ketë përballë xhudisten nga Gjeorgjia, Eteri Liparteliani.