Këngëtarja e njohur Nora Istrefi pas suksesit të padiskutueshëm të këngës “Majëm”, shumë shpejt vjen me projektin e saj më të ri, njëkohësisht të parin për vitin 2017.
Versioni audio i këngës ka përfunduar, gjersa sot (e premte) Nora ka realizuar edhe xhirimet e klipit, të cilat i ka bërë në qytetin e Shkupit.
Edhe kësaj here Nora do të shfaqet plot me stil dhe e kuruar deri në detaje, pasi për dukjen janë kujdesur një staf profesional.
Ky projekt është bashkëpunim me këngëtarin Ermal Fejzullahu dhe pritet të publikohet brenda dy jave.