Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, përveç muzikës po merret edhe me biznes.
Ajo bëri të ditur pak kohë më parë se ka nisur një biznes të ri që ka të bëjë me fotografinë, teksa anash nuk po e lë as angazhimin e saj si blogere.
Së fundmi, Istrefi ka realizuar një video-reklamë të re, për një nga qendrat e solariumit në kryeqytet.
Ajo duket mjaft atraktive dhe provokuese në video-reklamën e re, ku nuk ka hezituar që me krenari t’i tregojë linjat e saj.
Duke u shfaqur me bikini rozë, Nora vuri në dukje hiret e saj të trupit, të cilat janë rezultat i përkushtimit të saj në palestër.
Pëlqimet dhe komentet në rrjetet sociale nuk kanë munguar, shumica prej të cilëve nuk i kanë kursyer komplimentet për këtë paraqitje të saj.