Nora Gjakova ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Mastersin e Dohas në Katar, duke e mposhtur xhudisten portugeze, Telma Monteiro. 4 minutat nuk mjaftuan për të caktuar fituesin, kurse Nora u tregua më e suksesshme në “Golden Score”.
Paraprakisht, Gjakova u mposht në gjysmëfinale nga japonezja Tsukasa Yoshida, duke mos e shfrytëzuar mundësinë që të luftojë për medalje të artë, duke u mposhtur me Ippon.
Nora rrethin e parë të kategorisë 57 kilogramë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin e mundi xhudisten serbe, Marica Perisic, shkruan Gazeta Express.
E në rrethin e tretë ajo e mundi francezen Helene Receveaux, fitore e cila ia siguroi gjysmëfinalen.
Para Norës, Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë, kurse Majlinda Kelmendi vulosi rikthimin e saj pas lëndimit duke e fituar të bronztën.