Nora nis pushimet me një mashkull tjetër, jo me Robertin

Prishtinë | 27 Kor 2016 | 13:49 | Nga

Këngëtarja Nora Istrefi ka kohë që po përflitet për një ndarje me Robert Berishën.

Ndonëse ky i fundit e mohoi disa herë, është vet Nora që ka bërë të dyshohet për një gjë të tillë, pasi që ka hequr unazën e martesës dhe nuk poston më fotografi me Robertin.

E dyshimet edhe më shumë ajo i ka ngritur pasi ka nisur pushimet dhe në disa foto të hedhura në rrjetet sociale, ajo shihet se është me një mashkull dhe një femër tjetër të cilët janë të panjohur për publikun.

Nuk dihet marrëdhënia mes tyre por nga foto shihet se Nora po kalon çaste të bukura pranë tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme