Kompania the “The North Unicorn” hap rrjetin e marketeve Deppo Market me gjëra ushqimore, shitje me pakicë në 11 qytete të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Me këtë rast do të hapen 50 pike derisa thuhet se çmimet do të jenë më të lirat në treg.
Arta Gashi, asistente e marketingut nga kompania “The North Unicorn” tha se e veçanta e Deppo Marketit është se ofron çmimet më të lira në treg.
“Sot Deppo u hap në 50 pika në gjithë Kosovën. Në Prishtinë kemi hapur 11 pika. Në qytete tjera kemi 5 pika, 4 pika varësisht prej popullatës. E veçanta e Deppo Marketit është se ofron çmimet më të lira në treg”, tha ajo.
Sipas llogaritjeve që kanë bërë qytetarët arrijnë që përgjatë 1 viti me kursy rreth 680 euro një familje .
“Kjo dmth është përparësi për ekonomitë familjare. Deppo Market prej sot ka me qenë vendi i çdo familje , çdo shoqërie, çdo shtëpie”, theksoi ajo.
Deppo Market për konsumatorët do të ofrojë produktet esenciale të nevojshme për çdo shtëpi.
“Për konsumatorët Deppo ofron produkte ushqimore, higjienë, teknikë bazike shtëpiake, pemë, perime dmth produktet esenciale për çdo shtëpi”, tregoi ajo
Sipas saj, vitin e ardhshëm synojnë që te hapin edhe vende te tjera, por që nuk janë qendra urbane.
“Pikat e para janë hapur Prishtinë, Mitrovicë , Gjakovë, Gjilan, Vushtrri , Obiliq, Fushë Kosovë, Podujeve. Planet janë qe vitin e ardhshëm me u zgjeru edhe në vende te tjera qe nuk janë patjetër qendra urbane”, tha Gashi.
Ndërkohë, pas hapjes së Deppo Marketit u vërejt një interesim i madh i qytetarëve.
Një nga to ishte edhe Sherafete Uka.
“Kam ardh për hapjen, besoj që ka qenë shumë e qëlluar sepse për buxhetin e kosovarëve janë çmimet e volitshme”, tha ajo për Ekonomia Online.