Norvegji-Kosovë, publikohen formacionet zyrtare

Prishtinë | 05 Qer 2024 | 18:07 | Nga Ekonomia Online

Yjet botërorë Erling Haaland e Martin Odegaard do të luajnë nga minuta e parë në përballjen ndaj Kosovës.

Përzgjedhësi Stale Solbakken ka vendosur një formacion të “frikshëm” që do të përballet me “Dardanët”, duke vendosur yjet më të mirë si titullar.

Ndërsa, Franco Foda i ka besuar Fidan Alitit dhe kapitenit Amir Rrahmani që të jenë në qendërn e mbrojtjes.

Formacionet zyrtare:

Norvegji (4-2-3-1): Nyland; Ajer, Hanche-Olsen, Ostigard, Wolfe; Thorstvedt, Berge; Odegaard, Larsen, Bobb; Haaland.

Kosovë (4-3-3): Bekaj; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada; Idrizi, Emërllahu, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashani.

Përballja do të nis me fillim nga ora 19:00.

Të ngjashme