Norwich City nuk arriti të mbijetojë në Premierligë dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Championshipin anglez.
Kjo nënkupton se yjet e klubit nuk do të qëndrojnë aty për të luajtur në një nivel më të ulët garash, shkruan “teamtalk.com”, përcjell “Gazeta Express”.
Rast konkret është edhe Milot Rashica, i cili pritet të largohet nga klubi verdh e gjelbër gjatë verës që vjen.
Dhe, mediumi anglez shkruan se Norwichi tash e tutje do të presë oferta për përfaqësuesin kosovar pasi ka vendosur përfundimisht ta shesë 25 vjeçarin.
Rashica i ka zhvilluar 28 ndeshje deri tash me klubin anglez dhe e ka realizuar vetëm një gol deri tash.
Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2025, por Norwichi do ta shesë ish-futbollistin e Werder Bremenit për të bërë sadopak para për ta tentuar rikthimin e menjëhershëm në Premierligë, shkruan “Gazeta Express”.
Rashica është blerje rekorde e Norwichit dhe ky klub do të mundohet të nxjerrë sa më shumë para nga shitja e futbollistit ofanziv.
Miloti ishte i pafat në dy sezonet e fundit pasi skuadrat ku luajti ai ranë nga liga, vjet Werderi e sivjet Norwichi.