Në garën e stafetës 4 herë 200 metra stil i lirë në not Kina befasoi përfaqësueset e Shteteve të Bashkuara dhe Australisë për të merituar medaljen e artë.
Në ndërresën e fundit 19-vjeçarja Li Bingjie preku murin me kohën e përgjithshme 7’ 40” 33, duke vendosur një rekord të ri botëror.
Katie Ledecky e përshkoi itinerarin e saj për kohën fantastike 1’ 53” 76, megjithatë si 24-vjeçarja e famshme nga Washington D.C ashtu edhe australiania Ariarne Titmus humbën mundësinë për t’u shtuar sukseseve të tyre në këtë olimpiadë edhe një tjetër medalje të artë.
Ky është i pari rekord botëror në garat e notit në Lojërat Olimpike të Tokios dhe interesant është fakti që tri skuadrat medaliste ia dolën për të ulur kohën e tyre poshtë rekordit të vjetër, që mbahej nga Australia dhe ishte vendosur në botërorin e vitit 2019.
Shtetet e Bashkuara e përfunduan garën 0,4” larg Kinës, ndërsa skuadra e Australisë u pozicionua e treta, me afërsisht 1” vonesë kundrejt vendit të parë. /SS/