Notoi 10 orë për t’i ikur komunizmit, shkodrani: Më kapën në Mal të Zi, më rrahën e më dënuan me 12 vjet burgim

Prishtinë | 26 Qer 2022 | 11:38 | Nga Ekonomia Online

Me 22 gusht të vitit 1986, para 36 vitesh, u nis nga vija e Vrakës me not për të kaluar në shtetin fqinj të Malit të Zi, për t’i shpëtuar regjimit të komunizmit në Shqipëri. Por, nuk do ia dilte dot, pasi do të kapej në ujërat e Malit të Zi.

Shaban Tamalari Tuzoviç nga Shkodra, sot 70-vjeç, tregon si e mori përsipër këtë rrezik, vetëm që të largohej nga Shqipëria. Është nisur në orën 8 të mëngjesit duke bërë 10 orë not. Në fund, për këtë do të denohej me 12 vite burg, me akuzën për tradhti ndaj atdheu.

“Mora me u arratis, por s’kisha rrugë tjetër. Punoja 14 orë, ngarkoja 200 makina në ditë, më jepnin 170 lekë në ditë”, thotë ai.

Shabani tregon se ishte rrahur me rripa.

70-vjeçari tregon edhe jetën në burgun e Qaf Barit, ku thotë se ka arritur deri në atë pikë sa i ka shkuar mendja të bënte vetëvrasje.

“Unë kam bërë jo burg, por hetuesi në burg. Ajo ka qenë më zi se hetuesia, derisa më çuan në atë pikë për ta eliminuar veten”, thotë ai.

Ndër të tjera, Tamalari thotë se ka pasur edhe persona të tjerë që kanë tentuar arratisjen nga vendi në mënyra të tilla.

Të ngjashme