Nova: Interpol ka lëshuar urdhërarrest edhe ndaj 11 sulmuesve të Banjskës

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL, lëshoi urdhërarrest për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili organizoi dhe mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator.

Por, mediumi serb “Nova.rs” thotë se ka konfirmuar që INTERPOL ka lëshuar urdhërarrest edhe për 11 persona të tjerë, të përfshirë në sulmin terrorist në Kosovë.

Radoiçiq mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan policinë e Kosovës, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Të ngjashme