“Novosti” raporton se Vuçiq ka bërë gati një dhuratë për Trumpin

| 04 Sht 2020 | 15:34 | Nga

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do t’i dhurojë presidentit amerikan Donald Trump një monedhë ari të Bankës Kombëtare të Serbisë me imazhin e Nikola Teslës.

Kështu shkruan gazeta beogradase “Novosti”.

Siç raportohet në këtë media “kjo është një dhuratë simbolike sepse përmban imazhin e një shkencëtari amerikan me origjinë serbe që i detyrohej botës punën e tij dhe i cili është një lidhje e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë”.

Të ngjashme