Novosti: Vuçiq ka refuzuar “pakon amerikane” për Kosovën

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 12:31 | Nga

Gazeta e Beogradit “veçernje novosti” shkruan sot se kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka refuzuar pakon amerikane për Kosovën.

Sipas kësaj gazete, meqë kryetari serb e ka vlerësuar të pa dinjitetshme dhe të papranueshme për Serbinë, ai nuk ka dashur ta njoftojë opinioni n me dokumentin e punës rreth zgjidhjes së problemit të Kosovës i njohur si “pakoja amerikane”.

Kosovës dhe Serbisë, në katër shtylla u është paraqitur marrëveshja historike:

1. Asociacioni i Komunave serbe bëhet me kompetenca të gjëra dhe me kompetenca të shtuar në fushën e shëndetësisë,arsimit e kulturës.

2. AKS do të jetë ngushtë e lidhur me nënkryetarin e Qeverisë së Kosovës që do të vinte nga radhët e komunitetit serb.

3. Nga Beogradi pritet t’i mundësojë Kosovës hyrjen në organizata ndërkombëtare, para së gjitha në OKB.

4. Nëse pala serbe pranon këtë pako, Serbisë do t’i mundësohej hyrja në BE, e SHBA-ja do t’i garantonte asaj përkrahje ekonomike e diplomatike në arenën ndërkombëtare.

Pra, siç shkruan “NovostI”, transmeton Koha.net, “nga shteti ynë shtetet perëndimore presin që për këmbim me formimin e Asociacionin e Komunave serbe të mos bllokohet anëtarësimi i Kosovës në OKB. Kjo për palën serbe është absolutisht e papranueshme dhe shefi i shtetit serbe nuk e ka marrë në shqyrtim këtë ofertë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme