Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike Banesore në Prishtinë ka vendosur që të ndihmojë familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri.
Përmes një njoftimi për media, NPB ka deklaruar që do t’i ndajë 10 mijë euro për ndërtimin e banesave/shtëpive për familjet të cilat kanë pësuar nga kjo fatkeqësi.
Sipas një njoftimi të kësaj ndërmarrje, duke shprehur ngushëllimet dhe lutjet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe në mbështetje të lënduarve dhe atyre të mbetur pa strehë, stafi i tyre duke parë nevojën e ndihmës për barna, gjëra higjienike dhe batanije, ka nisur sot ndihma për fshatrat e tjera të prekura nga fatkeqësia.