Nrecaj për rezultatin e Listës Serbe: Tregon se sistemi paralel politik në komunat serbe mbetet i paprekur

Prishtinë | 13 Tet 2025 | 10:12 | Nga Ekonomia Online

Abulena Nrecaj, drejtore ekzekutive në INPO ka thënë se fitorja e nëntë komunave pa balotazh nga Lista Serbe është tregues se sistemi paralele politik në komunat serbe mbetet i paprekur dhe me kontroll të plotë nga Beogradi.

“Lista Serbe dominim absolut ne komunat me shumice serbe. Fitorja pa balotazh ne nëntë komuna tregon se sistemi paralel politik ne komunat serbe mbetet i paprekur, me kontroll te plote nga Beogradi dhe mungese konkurrence reale”, ka shkruar Nrecaj.

Këtë rezultat që doli nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Nrecaj e sheh si “Ky është një dështim i vazhdueshëm i integrimit institucional të këtyre komunave në sistemin demokratik të Kosovës”.

Të ngjashme